Lajme
LDK, PDK dhe Vetëvendosje bojkotojnë mbledhjen e Kuvendit të Prishtinës
Rendi i ditës në mbledhjen e gjashtë të Kuvendit Komunal të Prishtinës ishte arsyeja që asamblistët e LDK-së, PDK-së, dhe Lëvizjes Vetëvendosje e bojkotuan mbledhjen.
Ata e lëshuan sallën si dhe nuk e votuan rendin e ditës për shkak se nuk u fut në rend dite mos funksionimi i Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Kërkesë kjo e cila ishte e Halim Halimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe Eman Rrahmanit nga Lëvizja Vetëvendosje.
Halimi kërkoi të dijë arsyen se pse nuk i kanë mbajtur dy mbledhje në muajin korrik, dhe pse nuk është bërë konstituimi i komiteteve.
Halimi: Kërkoj të diskutojmë për mos funksionimin e Kuvendit
“Ta dimë kryesues pse nuk janë mbajtur këto dy mbledhje, pse nuk është bërë konstituimi i komiteteve si trupa ndihmëse të Kuvendit, dhe për ata unë mendoj që është mirë që të hyjë në rend dite dhe të bisedojmë pse nuk po funksionon si qysh duhet Kuvendi, ku është faji”, u shpreh ai.
Ai tutje ka kërkuar të dijë se pse në rend dite në muajin gusht e kanë sjell Kryesia bartjen e buxhetit të pa shpenzuar të të hyrave vetjake nga viti 2017 në vitin 2018.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Agim Kuleta duke dhënë arsyen se pse nuk janë mbajtur mbledhjet e Kuvendit gjatë muajit korrik ka thënë se Kuvendi po funksionon.
Sipas Kuletës bartja e buxhetit ka qenë arsyeja pse kjo mbledhje është duke mbajtur në muajin gusht.
Shpjegim për mungesën e një raporti për bartjen e buxhetit pati edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sipas të cilit këtë po e pengon mos rishikimi buxhetor, vendim të cilin e ka marr Qeveria e Kosovës.
Ahmeti: Mos rishikimi i buxhetit na ka shkaktuar dëme
“Arsyeja kryesor e kësaj ka të bëjë me faktin që na sivjet edhe nuk kemi pasur rishikim buxhetor, ne materialin e kemi gati por presim vetëm nënshkrimin për Pallatin e Rinisë sepse Qeveria e ka vonuar nënshkrimin me Pallatin e Rinisë me ç’rast në vend që të na ndjekin neve përmbaruesit menjëherë si të kalon ky nënshkrim të na i marrin parat, dëshirojmë që të kemi një marrëveshje me kreditorët që Pallati i Rinisë iu ka borxh..22’29’Sivjet Qeveria e Kosovës ka vendosur mos të ketë rishikim të buxhetit për çfarë arsyeje nuk e dimë me ç’rast na ka shkaktuar shumë probleme”, ka thënë Ahmeti.
Kryesuesi i seancës, Agim Kuleta, tha se me 22 vota për u miratua rendi i ditës, mirëpo në mungesë të kuorumit, kryesuesi tha se mbledhja e sotme e Kuvendit Komunal shkon në pauzë deri në orën 13.
Pikat e rendit të ditës bartja e buxhetit të pa shpenzuar të të hyrave vetjake nga viti 2017 në vitin 2018, propozim rregullore për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste në komunën e Prishtinë, janë shtyrë për mbledhjet e ardhshme, derisa u shtua si pikë e rendit të ditës propozimi i asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi për formimin e komisionit për shfrytëzim të pronave.