Lajme
‘’Ledio të lutem’’, njihuni me familjen e regjisorit të Arian Çanit
‘’Ledio të lutem’’ është shprehja epike e emisionit ‘Zonë e Lirë’ të Arian Çanit. Mirëpo, gjithnjë besoj jemi bërë kurioz për të ditur se kush është Ledio, zërin e të cilit e dëgjojmë çdo të premte në emision.
Regjisori i Çanit është një nga personazhët më diskretë në radhët e të emrave të njohur shqiptar. Ai ka qenë prapa skenës që në ditën e parë kur ‘Zonë e Lirë’ ka nisur transmetimin e saj.
Ledio madje as nuk prononcohet në rrjete sociale, ku nuk poston foto. Por kush është familja e regjisorit të njohur?
Bëhet me dije se bashkëshortja e tij është dietologia-nutricioniste Rolina Naco, e cila ka preferuar të kundërtën nga i shoqi.
Ajo herë pas here publikon në rrjetet foto mes të dyve, madje dhe me vajzën e tyre të vogël por duke respektuar në maksimum dëshirën e të shoqit për të mos e zbuluar portretin e tij.