Lajme
Leonora Jakupi feston ditëlindjen por fjalët më të ndjera ia tha ajo së ëmës
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Leonora Jakupi feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 41 vjeçe dhe në ditën e saj të veçantë, ka zgjedhur të urojë të ëmën.
Leonora ka publikuar një foto krah së ëmës në profilin e saj të Instagramit dhe e falenderon për çdo sakrificë gjatë rritjes së saj. “Ne ketë dite te veçante për Ty , dua te t ‘falënderoj për çdo sakrifice tendën e shtrenjta ime! Jeta nuk ka qene e lehte për ty e as për mua , se bashku ja dolëm mbanë te gjitha sfidave te jetës. Prandaj kjo është dita jote, dita kur ti u bere nene për here te pare! Lus Zotin te t’kem me jete te gjate e ditët e lindjes time ti pres ne kraharorin tënd!”, shkruan ajo.
Këngëtarja ka një marrëdhënien shumë të ngushtë me të ëmën, e cila është bërë nënë e baba për të. Kujtojmë se i ati i Leonorës ra dëshmor rreth 20 vite më parë në luf tën e Kosovës.