Lajme
Lëvizja e papritur e qeverisë greke: S’ka pension per shqiptarët në Greqi nese..
Ministria e Punës ne Greqi se funmi do të prezantojë një amendament ligjor që do të skualifikojë personat që nuk kanë qenë rezidentë në Greqi për 40 vite që të përfitojnë pension shtetëror.
“Ekathimerini” citon burime qeveritare dhe evidenton se ky hap do të prekë minoritarët grekë nga Shqipëria që paguajnë sigurime shoqërore në Greqi. Grekët etnikë, shkruhet në artikull, kanë mbajtur një protestë në qendër të Athinës duke kërkuar pensione të barabarta me grekët e tjerë.
Lajmi për amendamentin u publikua pasi këngëtari dhe lideri i grupit muzikor Melisses, Christos Mastoras, që ka lindur në një fshat me minoritarë në jug të Shqipërisë, shprehu zhgënjimin e tij për këtë nismë të qeverisë.
I njëjti burim, evidentohet në artikull, u shpreh se kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka telefonuar këngëtarin për t’a informuar mbi ndryshimet e reja ligjore për këtë çështje. Burimi: ekathimerini.com/ SCAN