CoVid-19
Ligj historik, qyteti kinez ndalon ngrënien e qenve dhe maceve
Një qytet në Kinë ka ndaluar banorët e tij të hanë mish qeni dhe maceje me një ligj të ri si masë kundër përhapjes së koronavirusit.
Aktivistët e kafshëve kanë kërkuar që qeveria kineze të ndalojë konsumimin e kafshëve shtëpiake dhe kjo marrëveshje është e para e këtij lloji në vend.
Legjislacioni u miratua dje nga ligjvënësit në Shenzhen, një qytet me rreth 13 milion banorë, dhe do të hyjë në fuqi më 1 maj, sipas një njoftimi të qeverisë .
Një fondacion bamirësie e përshëndeti vendimin duke e quajtur këtë një moment historik.
Festivali vjetor i mishit të qenit është një nga festivalet më të njohur të ushqimit në Kinë dhe sheh mijëra qen të vrarë para se të hahen nga vendasit.
Përveç qenve, ligji ndalon mishin e gjarprit, bretkosës dhe breshkës.