Lajme
Lind “djali-ujk”, ka aq shumë qime në trup sa s’i ka as një i rritur
Të gjithë foshnjet e sapolindura janë të bukura, por disa prej tyre janë më të vecanta dhe duken disi më ndryshe se të tjerët. I vogli Jonathan lindi në spitalin “San Paul” në Minnesota, gjatë mëngjesit të 28 janarit.
Ai ka një fytyrë të adhurueshme, me të cilën të bën për vete, si dhe këmbë të vogla. Fatmirësisht, ai është nëj fëmijë i bukur dhe që gëzon shëndetë të plotë. Mirëp, ky vogëlush ka një veçanti. Ai ka lindur me qime në pjesnë e krahëve dhe të shpinës.
Prindërit e tij, 28 vjeçari Anthony Lopez dhe e ëma 26 vjeçare Nancy Rivera u shprehën se ishin shumë të lumtur kur vogëlushi i tyre erdhi në jetë, edhe pse ai kishte krahët, këmbët, shpinën, shpatullat të mbuluara me qime të trasha të zeza. I sapolinduri kishte madje edhe pak mjekër në pjesën e fytyrës.
Babai, Anthony, i cili është një teknik laboratori, pranon se fillimisht, kur panë të voglin, u ndjenë disi të tronditur. Ai e përshkruan të birin si “një ujk të vogël”.
Burri u shpreh:
Jonathan është si një ujk i vogël. Nuk na besohet sa shumë flokë ka. Kur sapo lindi, kishte gati të formuar një mjekër në pjesën e fytyrës. Disa njerëz nisën të bënin shaka teksa thoshin se ky djalë do të rruhej para se të niste të ecte. Infermieret bënoin shaka teksa thoshin se qimet do ta mbanin ngrohtë në dimër. Ishte shumë argëtuese për të gjithë familjen tonë”.
Çifti nuk e kishte idenë fare se si do të lindte i vogli i tyre, pasi qimet nuk duken në ekografitë normale që ata kishin bërë. Për ta bërë situatën edhe më “super të natyrshme”, Jonathan erdhi në jetë pa dalë nga qesja amniotike, ose siç e quajmë ndryshe në Shqipëri, lindi me këmishë. Kjo lloj lindjeje, në shumë kultura, përfshirë edhe tonën, i bën fëmijët të quhen “me fat”, pasi është një mënyrë shumë e veçantë dhe e rrallë e të ardhurit në jetë.
Sipas mjekëve dhe infermierëve, qimet e të voglit do të bien vetë në mënyrë të natyrshme, duke u rritur vogëlushi. Pra, nuk kemi të bëjmë me asnjë lloj problemi apo situate shqetësuese nga ana e prindërve.
***