Lajme

Lind gruaja e infektuar me koronavirus, foshnja vjen në jetë para kohe

Posted on

Mjekët kinezë kanë mundësuar lindjen me operacion të një foshnjeje nga një nënë që dyshohet se është infektuar nga koronavirusi. Lindja është bërë nëpërmjet një operacioni çezarian në qytetin Wuhan, epiqendra e shpërthimit.

Doktori që kreu operacionin tha se gjendja e nënës 27 vjeçe po përkeqësohej dhe foshnja që duhet të lindte po ndikonte fort. Në të njëjtën kohë, gruaja nuk mund të kurohej për sëmundjen përsa kohë kishte ende në bark fëmijën.

Operacioni qe jashtëzakonisht i rrezikshëm sepse nëna kishte temperaturë dhe kollitej pa pushim e nga ana tjetër mjekët rrezikonin të infektoheshin me koronavirusi. Doktori që kreu operacionin, Zhao Yin, Zv.drejtor në Repartin e Obstetrikë-Gjinekologjisë në Spitalin e Wuhan veshi dy kostume mbrojtëse, një maskë fytyre dhe vuri syze speciale gjatë operacionit njëorësh.

Virusi ka marrë 106 persona dhe ka infektuar më shumë se 4500 persona në të gjithë Kinën.
Gruaja e identifikuar si Xiaoyang ishte 37 javëshe shtazanë kur u dyshua se ishte infektuar nga koronavirusi në fillim të janarit. Infektimi i saj nuk është konfirmuar. Foshnja që lindi, një djalë 3.1 kg u dërgua në shtëpi me shpejtësinë më të madhe të mundshme për të shmangur rrezikun që ai të infektohej nga virusi në spital, tha televizioni shtetëror.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte