Lajme
Lindi Trinjakë, Por Teksa Fëmijët Rriteshin Nëna Bën Zbulimin E Paimagjinueshëm Që Habiti Dhe Doktorët
Becki-Jo është një nënë shumë e re, ajo është vetëm 23 vjeçe dhe jeton në Liverpool me partnerin e saj Liam. Së bashku ata kanë një vajzë të quajtur Indiana dhe, në vitet e fundit, dëshira për t’i dhënë asaj një vëlla apo motër të vogël ishte shumë e fortë.
Pra, pas përpjekjes për disa kohë, Becki-Jo mbeti shtatzënë. Por asnjëri prej tyre nuk do të priste që të përballonte një përvojë të tillë.
Fillimi i shtatzënisë ishte i tmerrshëm, marramëndje, të vjella, dobësi, dhimbje koke të vazhdueshme. Pastaj gjatë ultratingujve të parë, ata zbuluan të vërtetën.
3 zemra të vogla po rrihnin brenda barkut të saj, Becki dhe Liam ishin duke pritur për 3 binjakë. Një surprizë e pabesueshme, por edhe pak e papritur. Shtatzënia vazhdoi në mënyrë normale, nëna dhe fëmijët gëzonin shëndet të shkëlqyeshëm. Komplikimet erdhën shumë më vonë.
Gruaja e re kishte kontraktime, por fëmijët ishin shumë të vegjël, shkruan ShkodraNews. Mjekët kanë provuar në çdo mënyrë që t’i ndalojnë kontraktimet dhe të vazhdojnë shtatzëninë. Por, në fund, ata duhej t’i bënin asaj një lindje me një seksion cezarian. Të tre mbijetuan, por u mbajtën në kujdes intensiv për 6 javë. Ata peshonin rreth 1.6 kg secili.
Sa më shumë fëmijët rriteshin, aq më shumë Becki dhe Liam nuk mund t’i dallonin ata, ata ishin identikë. Mjekët shpjeguan se lindja e 3 fëmijëve homozigotë ishte diçka e rrallë, ka vetëm një shans në 200 milionë që mund të ndodhë.
“Mësova t’i dalloja sepse ata kanë 3 karaktere të ndryshme”, thotë Becki-Jo.