Sport
Lladrovci: Ku jam unë është edhe titulli i kampionit
Lladrovci: Titulli më i vështirë deri më tani
Skuadra e Feronikelit ka arritur të fitojë titullin e kampionit të Kosovës në futboll.
Nikli mposhti skuadrën e Prishtinës në ndeshjen e xhiros të fundit të këtij edicioni në Superligën e Kosovës në futboll.
Pas ndeshjes kapiteni, Lapidar Lladrovci u shpreh tejet i lumtur, duke e cilësuar këtë titull si më rë rëndësishmi në karrierën e tij.
Lladrovci: Titulli më i vështirë deri më tani
“Padyshim ishte titulli më i vështirë deri më tani. Mendoj që gjatë gjithë kampionatit, si ne si Prishtina, si Llapi cilado qe ta kishte fituar e kishin me plotë meritë, pasi që kemi lëshuar më së paku pikë, kemi bërë më së paku gabime dhe mendoj që sot u treguam ekipi më i mençur në lojë dhe kishim përvojën më të madhe se Prishtina, me pak gabime, nuk lejuam raste dhe mendoj që cilado që të kishte fituar sot e kishte me plotë meritë. Po më ka pri edhe pak fati, por sigurisht ky titull i dedikohet së pari kryetarit Naser Rama, merita më e madhe është e tija, pastaj e trajnerit Zekirija Ramadanit, stafit të trajnerëve, bashkëlojtarëve të mi. Të gjithë e kemi bërë punën. Mendoj që ndoshta edhe i kam sjellë fat Feronikelit pasi që këto vitet e fundit ku kam shkuar edhe kam fituar titullin”, pohoi ai pas ndeshjes.