CoVid-19
Lufta me Covid-19, Rama tregon se kur do të hiqen masat kufizuese ndaj shqiptarëve
Muaji prill do të jetë vendimtar dhe nëse qytetarët do të jenë bashkëpunues, në javën e tretë të muajit do të shihet një dritë në fund të tunelit.
Ky është deklarimi i kryeministrit Rama, i cili i ftuar (virtualisht) në emisionin Provokacija, deklaroi se lufta me koronavirusin do të vijojë derisa kurba e të prekurve të ketë një rënie të konsiderueshme. Rama tha se pas disa ditësh në të tilla kushte, atëherë do të mendohet për heqjen e masave kufizuese.
Rama: Në momentin që kurba tregon rënie të konsoliduar. Jo një ditë apo dy ditë. Por kur është në vazhdimësi për 10 ditë, atëherë ti fillon merrë masa. Unë mendoj se prilli do jetë vendimtar. Nese shqiptarët do jenë kaq bashkëpunues, në javën e tretë të prillit do shohim dritë në fund të tunelit.
Ndër të tjera në studio u fol edhe për mënyrën sesi Italia e ka menaxhuar krizën.
-Sipas jush çfarë ka ndodhur në Itali? Kurrë nuk e kisha imagjinuar që t’i shihja italianët të gjunjëzuar?
Rama: Ka ndodhur ajo që mund t’i ndodhë çdo kujt. Shikoni Spanjën e cila ka hyrë në të njëjtin tynel. Shikoni Nju Jorkun që sapo ka hyrë në të njëjtin tunel. Shpejtësia e përhapjes ka qenë më e madhe. Marrja e masave nuk është bërë me shpejtësi.”
-A do ta kritikonit kryeministrin Conte?
Rama: Jo nuk do ta kritikoja aspak, por mendoj që masat duhet të ishin marrë më herët. Por, Italia ka një sistem të ndryshëm nga i joni. Ka ca shtresa qeverisjeje. Guvernatorët që bëjnë secili në kokën e tyre. Kryetarët e bashkisë secili në kokën e tyre. Por të gjithë ekspertët thonë se pas shfaqjes së virusit në territor , çdo ditë është shumë e shtrenjtë. Ti nuk mund të rrish dhe të thuash, ja po ta shtymë edhe njëçikë , jo po çfarë janë 20 raste. Sepse rritja është eksponenciale. Mbyllja e aktiviteteve masive duhej të ishte bërë më parë. Më kujtohej se miqtë e mi më dërgonin foto nga party-t e tyre anti-korona… Ne do të ishim në të njëjtën situatë nëse nuk do t’i kishim marrrë këto masa.”