CoVid-19
Luigi Di Maio ‘shuplakë’ Europës: Egoizmi nuk na përket neve, Shqipëria një mësim solidariteti
Ministri i Jashtëm i Italisë, Lugi Di Maio ka falenderuar edhe një herë Shqipërinë nëpërmjet një statusi në Twtter, por gjithashtu ka thumbuar edhe Europën.
Ai shkruan se këto janë vlerat themelore që Evropa duhet t’u transmetojë atyre që janë në vështirësi
Statusi i tij:
Egoizmi nuk na përket neve. Nga # Shqipëria është një mësim në solidaritet.
Faleminderit @ediramaal. Këto janë vlerat themelore që Evropa duhet t’u transmetojë atyre që janë në vështirësi.
Shqipëria dërgoi ditën e djeshme një ekip prej 30 personash mjekësh dhe infermierësh për të ndihmuar vendin fqinj në situatën e vështirë që po kalon për shkak të Koronavirusit.
Deri më tani në Itali janë konfirmuar 10779 viktima dhe mbi 90000 të prekur nga virusi.