Lajme
Lum si Monika: Me këtë video Lorik Cana sapo e tregoi që është baba shembullor
Muajin e kaluar, Lorik Cana u bë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij, Monika solli në jetë një vajzë dhe Loriku po priste me padurim të bëhej me një princeshë e madje kishte menduar edhe emrin për të. Çifti e pagëzuan vajzën me emrin Enkeleida dhe pak ditë pas lindjes, Loriku e prezantoi me publikun me një foto shumë të ëmbël.
Ditën e sotme, ish-kapiteni tregoi se është një baba shembullor duke postuar një foto e një video ku shfaqet duke mbajtur vajzën dhe jo vetëm. Ai tregon se është edhe një bashkëshort shembullor teksa mban çantat e pazarit ndërsa Monika e filmon.
Çifti kanë edhe një djalë shumë simpatik të cilit i kanë vendosur emrin Bojken.