Lajme
Maqedoni e Veriut/ Viza pune për në Gjermani, ambasadori sqaroi kushtet e reja
Ambasadori i Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Tomas Gerberih ka sqaruar kushtet për marrjen e vizës së punës në Gjermani me anë të një video- prezantimi për publikun.
“Sipas ligjit, personat e kualifikuar profesionistë nuk janë vetëm persona me arsim të lartë të kryer por edhe persona profesionistë me arsim të mesëm profesional”, tha ambasadori Gerberih.
Ligji i ri për imigrim të personave profesionist mundëson nga 1 marsi lehtësira për marrjen e vizës së punës për Gjermani.
“Si hap i parë duhet të dëshmohet ky kualifikim para se të parashtrohet kërkesë dhe të pranohet nga shërbimet gjermane kompetente. Për kualifikim të pranuar profesional mund të shtrohet kërkesë për vizë, për të cilën ju nevojitet edhe ofertë konkrete për vend pune. Që të mundet personat profesionistë të kenë dobi nga procedura e përshpejtuar, punëdhënësi i ardhshëm në Gjermani duhet të parashtrojë kërkesë adekuate. Kur e gjithë kjo do të deponohet, Ambasada do të japë vizë”, sqaroi procedurat ambasadori.