Lajme
‘Maral’ fotografohet me djalin: Kam frikë mos ma marrin mësysh
Dy muaj më parë aktorja shumë e njohur prej roleve të saj në telenovela, si “Maral” apo si “Nihal” tek “Dashuri e ndaluar”, Hazal Kaya u bë nënë për herë të parë. 29-vjeçarja solli në jetë një djalë nga martesa me producentin Ali Atay.
Gjatë kësaj kohe, aktorja është kujdesur të mos ja tregojë fytyrën vogëlushit dhe kështu ka vepruar edhe së fundmi kur është përballur me paparacët në rrugë.
Hazal Kaya po e mbante vogëlushin në krahë, por me të parë paparacët, bashkëshorti e vendosi menjëherë në karrocë dhe e mbuloi. “Aman mos ma fotografoni djalin se kemi frikë mos na e marrin mësysh”, tha aktorja.
E pyetur për kilet që kanë mbetur pas lindjes, Hazal u shpreh se nuk i intereson asgjë përpara shëndetit të djalit. “Nuk më interesojnë kilet, rëndësi ka shëndeti i djalit, faleminderit Zotit të gjithë jemi mirë”, tha aktorja./Xing.al