Lajme

Marjana Kondi ka dy fjalë për Tropojën dhe tropojanët

Posted on

Aktorja e mirënjohur dhe shumë e dashur për publikun, Marjana Kondi është pjesë e filmit të vitit “I love Tropoja”, ku luan rolin e një nëne të nderuar tropojane, ndërthurur me humorin e batutat e saj. Ditën e sotme në një postim në Instagram, Marjana i ka kushtuar disa vargje Tropojës së bukur dhe tropojanëve.

“Aty ku bjeshkët jehojnë,
njerëzit heshtin në urtësi.
Aty ku natyra rrëmbehet tufaneve, dimri zbardh nxitimthi,
bimësia ashpërsohet, aty njerëzit ruajnë butësinë shpirtërore.
Këta janë Tropojanët.
Çfarë vepre është njeriu, sa bujar nga natyra…
Në Tropojë bujarinë nuk e gjejmë të shpërndarë vetëm në natyrën e mrekullueshme por edhe në qënien njerëzore, në urtësinë e tyre, në dijen, në kulturën dhe historinë që përcjellin.
I love Tropoja!
Ermal Mamaqi Merite e jotja ku ne Galerine e humorit futet personazhi i nje nene te nderuar Tropojane me te gjithe vlerat qe ka ky vend”

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte