Lajme
Masa të rrepta në Rumani, në karantinë do të shkojnë të gjithë ata kthehen nga Lombardia dhe Veneto
Mediat italiane kanë raportuar se në këtë shtet numri i personave që kanë humbur je tën nga koronavirusi ka shkuar në tre. Ndaj Rumania është duke punuar për të marrë masa të rrepta që ky virus mos të përhapet edhe në këtë vend.
Ministri rumun Raed Arafat ka paralajmëruar se të gjitha ata persona që kthehen nga Lombardia dhe Veneto do të futen në karantinë.
Ministria e Shëndetësisë Rumune me anë të njoftimi ka bërë të ditur:
Njerëzit që shkojnë në Rumani nga rajonet e Lombardisë dhe Veneto do të vendosen në karantinë për dy javë.
Deri më tani nga autoritet italiane nuk është raporuar se ka shtetas rumunë të infektuar me këtë virus.
Por frika se Rumania mund të ekspozohet ndaj këtij virusi është e madhe dhe masa edhe më të rrepta se kaq mund të merren nga Ministria e Shëndetësisë.
Për të parandaluar përhapjen e këtij virusi në Rumani është bërë me dije se do shtohen kontrollet e rrepta në secilën pikë kufitare të këtij vendi.