Lajme
“Mban kujtim çerek leku dhe tha raki”, italiani tregon dashurinë e madhe për Shqipërinë
Teksa shumë të rinj po largohen nga Shqipëria drejt vendeve të Europës, apo edhe më larg, gjithmonë me shpresën për një jetë më të mirë, ka edhe nga ata të huaj që duan të vijnë në Shqipëri për të vizituar këtë vend që u ngjall kurreshtje të shumta. I tillë është një italian, i cili jeton në Venezia dhe dashurinë e kuriozitetin për vendin e vogël përtej detit, ia ka gjallur i ati.
Rasti është treguar ditën e sotme pranë JOQ.al nga një i ri shqiptar, i cili jeton në Venezia. Ai tregon se teksa po pinte kafen e mëngjesit në një bar, italiani i ishte afruar dhe i kishte treguar njohuritë e tij mbi Shqipërinë.
Siç tregon shqiptri, italiani kishte mësuar edhe një fjalë shqip, e ajo ishte “raki”. I huaji i ka rrëfyer se dashurinë dhe njohjen me vendin tonë e kishte nga i ati, i cili kishte punuar për 9 vite në Shqipëri dhe i kisht efolur shumë për Durrësin e Sukthin.
Gjithashtu italiani kishte ruajtur edhe shumë suvenire nga vendi ynë, të cilat ia kishte lënë kujtim i ati, pasi kishte ndërruar jetë. Një prej tyre është edhe kjo monedhë e veçantë, të cilin djali shqiptar e ndau me JOQ dhe ndjekësit e saj.
Ai shkruan kështu: