Lajme
Mbi 100 mijë shqiptarë në shesh, fotoja e banederolës merr dhenë: E ke dh* krejt, nëse bie Kushtetuta, kemi Kanun
Ashtu si tha kohë më parë presidenti Ilir Meta e mbajti manifestin e thirrur. Gjatë fjalës së tij Meta paralajmëroi edhe shpërndarjen e Parlamentit.
Në tubimin e thirrur nga Meta pati edhe një numër të madh të rinjsh dhe një sërë figura të njohura të artit dhe të skenës. Meta i thirri shqiptarët për të mbrojtur Kushtetutën vendit.
Sipas gazetës ‘Koha Jonë’ në shesh kanë qenë më shumë se 100 mijë qytetarë.
Në këtë tubim të rinjtë u panë me pankarta në duar. Në një prej tyre shkruhej se nuk donin të bëheshin emigrantë.
Por mes shumë mesazheve që kishin shqiptarët njëra po bën xhiron e rrjetit. Në këtë banderolë shkruhej:
E ke dh i krejt. Nëse bie Kushtetuta, kemi Kanun.
Në këtë tubim ishte i pranishëm edhe ish-kryeministri Sali Berisha.