Lajme
Mbledhja për Koronavirusin/ Ministrja Manastirliu: 8 rastet rezultuan negativ
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, këtë pasdite ka mbledhur sërish Task-Forcën e eksperteve dhe drejtuesve të Institucioneve shëndetësore në lidhje me Koronavirusin. Ajo u shpreh se nuk ka raste të konfirmuara dhe sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, deri më tani rezulton se janë testuar 8 persona të dyshuar dhe fatmirësisht kanë rezultuar negativë.
Në një postim në Instagram ministrja shkruan se gjatë mbledhjes u disktua po ashtu për forcimin e masave për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit, pas situatës shëndetësore me prezencë komunitare në Itali.
Disa nga masat përfshijnë dyfishim të personelit në Njësitë Shëndetësore në pikat kufitare, aeroport, porte etj; përfocim i kontrolleve në pikat kufitare për çdo udhëtar që vjen nga vendet e prekura, shtimi i informacionit dhe rritja e vizibilitetit të mesazheve në pikat kufitare, rritja e sasisë së mjeteve mbrojtëse.
Ajo i ka ftuar të gjithë qytetarët të shmangin informacionet e rreme që qarkullojnë dhe të marrin për bazë vetëm informacionet zyrtare që shpërndahen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apo ekspertëve.
View this post on InstagramA post shared by Ogerta Manastirliu (@manastirliu.ogerta) on