Lajme
Me batanije në kokë e me lot në sy/ Pamje që të therin në shpirt nga Turqia
Turqia u go dit nga një tërmet i fuqishëm mbrëmjen e djeshme. Deri më tani raportohet se numri i vi ktimave ka shkuar në 21.
Të gjallë nga rrënojat deri më tani janë nxjerrë vetëm 4 persona. Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës edhe pse në zonat e prekura në tërmeti temperaturat arritën deri në -7 gradë celsius.
Ndërkohë që pamjet që vinë nga Turqia janë të rënda. Në një foto shikohet një burrë me batanije në kokë dhe një grua pranë tij me lot në sy.
Dëmet materiale janë të shumta. Shumë banorë kanë mbetur pa banesa, pasi ato janë shkatërruar plotësisht.
Një i prekur nga tërmeti ka thënë:
Kemi frikë që të hyjmë në shtëpi pas asaj që ndodhi. Shteti ynë po kujdeset për ne. Erdhën dhe ministrat tanë. I falënderojmë të gjithë për interesimin.’’