Lajme

“Më ka humb gruaja”, historia e dhimbshme e çiftit (FOTO & VIDEO)

Posted on

Më 26 nëntor Shqipëria u trondit nga një tërmet i fortë që mo ri 51 j etë. Ndërkohë që mori gjithë jëtë të pafajshme, tërmeti shka tërroi mijëra banesa.

Një ndër familjet e shkatërruara është dhe familja e Kastriotit, i cili u bë i njohur nga batuta e kryeministrit Ra ma i cili e “ta lli” atë pasi i kërkoi t’i gjente bashkëshorten.

Sonte është i ftuar në “Dua të të bëj të lumtur” duke i kërkuar bashkëshortes së tij të kthehen bashkë, por duke thënë që nuk pranon që të jetojë në hotel, aty ku gjendej bashkëshortja e tij.

“Unë e dua, për mua është mbretëreshë ajo, për mua ka bërë gjithshka por nuk jetoj në hotel”- kështu u shpreh ai në studion e Top Channel.

Bashkëshortja e tij, hodhi poshtë aludimet se ajo e kishte braktisur pas tër metit duke deklaruar se thjeshtë kishte kërkuar strehë për vetë dhe djalin e tyre.

Në studio u zbulua se Kastrioti kishte probleme në komunikim të cilat vinin si pasojë e çregullimeve neurologjike dhe se ishte martuar me bashkëshorten e tij, Dranden me mblesëri. Në jetë ata kishin sjellë dy fëmijë, por djali i dytë kishte lindur me çrregullime të spektrit autik.

Për shkak të problemeve sociale dhe ekonomike familja Gjonaj kishin ndryshuar vendbanimin disa herë. Prej disa vitesh ata banonin në një shtëpi me qira në qytetin e Durrësit, e cila nga tërmeti i 26 nëntorit ishte shpallur e pabanueshme.

Në këto kushte Drandja kishte marrë fëmijët dhe ishte strehuar në një hotel, pasi djali i dytë kishte nevojë për përkujdesje.

Kastrioti i është drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar Drandes që të kthehen sërish sëbashku, pasi sipas tij nuk mund të jetonin në hotel sepse e kishte të vështirë që të përshtatej. /albeu.com/

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte