Lajme
Me lot në sy/ Rrëqeth e moshuara kërkon bukë për të ngrënë e sapun për t’u larë
Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar nga Covid-19. Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në ditë. Shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë për ta kaluar këtë periudhë. Disa ndoshta edhe nuk kanë fare.
Historia e Donika Bajramit është akoma edhe më e trishtë se kaq. Ajo është 67 vjeçe jeton vetëm pa ndihmë ekonomike dhe pa pension.
E moshuara me lot në sy kërkon:
Bukë për të ngrënë dhe sapun për t’u larë.
Akoma më e trishtë është se kjo grua e moshuar tregon se nuk i japin asistencë sepse i thonë ke televizor. Më tej për ‘ora news’ ajo ka treguar:
Jam e vetme pa asistencë. Më thonë ke televizor, nuk të japim asistencë. Çfarë po bën shteti për mua. Jam e sëmurë me diabet, ku të vete?!
Gruaja e moshuar tregon se ka vetëm një hall si do t’ia bëjë për t’u ushqyer.
Më pas ka treguar:
Kam një gjitone lart. Më ka sjellë pjatën me gjellë, më ka blerë simiten dhe i them faleminderit shumë. Motra më ka sjellë një pjatë. Por nuk di si do vejë puna me mua. Kërkoj ndihmë bukën e gojës.
Me lotët që i rridhnin nëpër faqe ajo ka treguar se konsumon edhe bukë të mykur.