Lajme

“Më mungon Papi”/ Vajza e Xhevdet Ferit prek sërish me dedikimin e saj: Lamtumirat nuk janë përgjithmonë!

Posted on

Dy javë më parë, arti dhe kinematografia shqiptare humbën përgjithmonë një nga aktorët më të mirë shqiptarë. Xhevdet Ferri mbylli sytë papritur në moshën 59-vjeçare, duke prekur të gjithë dashamirësit e artit, por jo vetëm.

Ai ishte një lajm i hidhur jo vetëm për familjen, miqtë dhe kolegët, por për gjithë publikun shqiptar.

Ditën e sotme vajza e tij Bora nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram ka kujtuar me mall babanë e saj, duke prekur këdo me dedikimin që ka bërë.

Ajo ka shkruar se lamtumirat nuk janë përgjithmonë dhe se i mungon shumë babai i saj.

Bora shprehet:
Lamtumirat nuk janë përgjithmonë, lamtumirat nuk janë fundi. Ato thjesht kanë kuptimin se më mungon derisa të takohemi sërish. Më mungon papi”

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte