Lajme
Më në fund të lirë: Meghan dhe Harry nisin jetën e re në Kanada
Harry dhe Meghan nuk janë më dukë e dukeshë e Sussex. Çifti tani e tutje do jetojnë jetën të pavarur, ashtu siç kishin planifikuar prej disa muajsh. Jeta e re për ta sapo ka nisur dhe çifti duken shumë të lumtur.
Meghan është fotografuar në Vancouver duke bërë shëtitje me Archie-n në krahë, e shoqëruar nga dy qentë e saj dhe dy badigardë. Meghan duket më e lumtur se kurrë e kjo vihej re nga buzëqeshja vesh më vesh.
Ndërsa Harry, pasi ka përfunduar angazhimin e tij në familjen mbretërore, është fotografuar gjatë rrugëtimit për në Kanada.
Edhe Harry dukej gjithashtu i lumtur duke buzëqeshur e mezi pret t’i bashkohet jetës së tij të re, përkrah të shoqes dhe djalit.
Burimi: Dailymail