Rozë
‘Më ngrohtë se kaq?’, Bieta pozon me Kroin në ambientet e shtëpisë
Moderatorja shumë e dashur për publikun, Bieta Sulo, po i kalon ditët e para të Vitit të Ri në shtëpi pranë të dashurve të saj. Ajo është mjaft e angazhuar me emisionin ‘Ftesë në pesë’ dhe këto ditë pushimesh, zgjedh të jetë sa më afër familjes.
Bieta ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto krah vogëlushit të saj, Kroi Art. “Më ngrohtë se kaq? Duke u mbajtur fort pas njëri-tjetrit në ditët e fundit të pushimit”, ka shkruar ajo krahas fotos e cila është realizuar në ambientet e shtëpisë, pranë pemës së Vitit të RI.