Lajme
“Më parë e shihja si ‘bankomat’, tani m’u bezdis fare”, vajza nga Tirana në “hall”: Ta mbaj apo ta lë të fejuarin?!
Një vajzë nga Tirana ka dëshiruar të ndajë një histori nga jeta e saj personale me ndjekësit e JOQ Albania.
Ajo rrëfen se si u fejua me dikë, të cilin nuk e ka dashur, por e ka parë si “bankomat”.
Vajza tregon se kohët e fundit i është bezdisur i fejuari, por frikësohet nëse do të gjejë dikë tjetër të pasur sa ai, që të mos jetë “i mërzitshëm”.
Më tej, ajo shkruan se ai ka rënë “kokë e këmbë në dashuri me të dhe sillet si idiot”.
Më i habitshëm është fakti se ajo shprehet se i ka thënë që s’e do, por ai vazhdon me të tijën, duke i thënë se do të krijojnë një familje bashkë.
E reja tashmë është në dilemë dhe ka nevojë për këshilla nga ndjekësit për “hallin” e madh që e ka zënë; ta mbajë apo ta lërë të fejuarin e saj.
Mesazhi i plotë:
Pershendetje joq. U be shume kohe qe jam fejuar me nje djale shume te mire I cili jeton jashte. Me mban ne pellemb te dores mjafton t hap gojen edhe me blen cte dua. Halli vetem qe kam eshte se e kam pare qe ne fillim si bankomat edhe tn se di mu ka bezdis se fundja fundit mund t gjej dike tjr po me kaq lek edhe q mos jet kaq boring. Ka ra kok e kemb brenda dhe sillet si idiot. Ka pas raste qe dukej shume qarte qe e doja per lek po ai prap ic fare se ka vene re. Sillet shm mir me mua, ja kam then q se dua po prap me thot ja lem kohes. Mendon per familje fmij etj etj nderkohe q une edhe sot e kesaj dite e fsheh doren ku kam unazen ose se mbaj fare. Me pelqen te merem dhe me tjere, qofte nje sms qofte nje kafe thjesht kam tipin nk mundem pa u mar me cuna tjer. E shof si munges oksigjeni. Ca t bej ta lej apo ta mbaj edhe pse se dua fr fr??! Ai punon me sjell lek vazhdimisht dhe askush se din sa harxhoj ndryshe do me bertisnin po atij ja kam marr mendjen dhe se kupton me boten si funksion. Thot te jap cdo gje bej ca t duash vec mos u merzit as mos u largo nga une. T gjith me thon ke super burr. Por thjesht sjam per nje jete familjare t bej fmij etj etj dua jet qefi. Akoma s arrij ta kuptoj si esh verbu ashu. Sinqerisht jam ne hall t madh nk di ca t bej. Ska nat q se mendoj. Mund t them q esh e vetmja gje q mendoj se per tjerat se vr.as mendjen fr fr. Vaj mkan ec gjithmon. Flm nese e postoni.”