Lajme
Mediat italiane ngatërrojnë Alketa Vejsiun me Tunën dhe Eni Koçin
Alketa Vejsiu ishte mbrëmjen e djeshme në qendër të vëmendjes sapo doli në skenën e Sanremos. Jo vetëm mediat shqiptare, por edhe ato italiane e komentuan shumë prezantuesen shqiptare duke e quajtur “uragan” dhe e cilësuan si prezantuesja që e “pushtoi” skenën.
Mirëpo disa portale italiane e kanë ngatërruar Alketën me dy këngëtare të njohura.
“Donnafanpage.it” e ngatërron Alketën me Tunën ndërsa “meteoweek.com” me Eni Koçin.
Madje “meteoweek” shkruan se Alketa e ka ndezur rrjetin me foto me bikini ndërkohë që në foto shfaqet Eni Koçi.