Lajme
Mendonim se bënte jetë luksoze, këngëtarja shqiptare: Blej rroba të përdorura
Këngëtarja Flaka Krelani ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, ku foli për bashkëpunimin e saj të fundit me reperin amerikan Young Noble, si edhe zbuloi fakte që nuk i dinim për të.
Këngëtarja u tregua shumë e sinqertë duke thënë se del për kafe edhe me më pak se 10 euro në xhep.
E pyetur nga Bieta nëse blen rroba të dorës së dytë, Flaka pranoi se ka blerë dhe do të vazhdojë të blejë te rrobat e përdorura sa herë që i pëlqen një veshje.
“Ka ndodh qe kam blere xhupa te dores se dyte. Kur isha ne Gjermani ne nje qender tregtare kishte rroba, çizme, xhupa, xhaketa dhe i kam blerë pa pikë problemi. Kushtonin 40-5- euro. Nuk e kam pas ndonjëherë problem që të vishem patjetër firma”, tha Flaka.