Lajme

Merr fund lidhja me Dajanën, boksieri tregon arsyen dhe na habiti

Posted on

Moderatorja e njohur Dajana Shabani ishte prej kohësh e lidhur me boksierin, Kamer Maloku. Së fundmi dyshja janë ndarë dhe lajmin e ka dhënë vetë Dajana teksa e ftuar në emisionin “Kojshia Show”, u shpreh se burri për të është thjesht një aksesor.

“Kur gruaja është e realizuar vetë, është e shkolluar, është ekonomikisht e pavarur, mendoj që burri është thjesht një aksesor me gjithë respektin”, tha Dajana. Pas deklaratës së saj, ndjekësit i janë kthyer boksierit. Ata e kanë pyetur rreth moderatores dhe ai përmes disa postimeve në Instastory, i ka thënë të gjitha.

“Çfarë mendon për gratë që i konsiderojnë burrat veç aksesor?”, i ka shkruar një ndjekës, ndërkohë që Kameri ka preferuar të mos flasë për këtë “kategori femrash”. “Për gratë që i konsiderojnë burrat aksesor, më mirë të mos jap përgjigje”, shkruan ai, me emoji që shprehin pakënaqësi dhe zhgënjim.

Më pas ai është pyetur rreth arsyes së ndarjes nga Dajana dhe na ka habitur. Boksieri ka treguar se lajmin e ndarjes e ka marrë vesh vetëm nga televizori. “Sqarim për të gjithë! Portalet na ndanin çdo ditë që të klikohen. Unë o rri si duhet, o ndahem përgjithmonë. Më e reja është: Mua videon ma dërguan disa miq nga një emision që Dajana ishte live dhe aty e mora vesh që unë kisha qenë me të, por jo ajo me mua”, ka treguar Kameri.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte