Lajme
‘Merrni një dhomë se na flliqët’, Veliaj kap në moment delikat Arjolën dhe Xhodën
Producenti dhe regjisori, Ermal Mamaqi, bashkë me një pjesë të aktorëve të filmit “I love Tropoja”, ishin për vizitë në zyrën e kryebashkiakut, Erion Veliaj i cili njoftoi se kush ka Kartën e Studentit përfiton biletë me 50% ulje për filmin. Veliaj ka postuar edhe një video nga biseda plot humor me Ermalin e aktorët.
Në një moment Arjola i kërkon Xhodës t’i mbërthejë fustanin dhe në këtë çast Veliaj bëri një batutë.
“Ooo ju lutem merrni një dhomë… na flliqët”, tha Veliaj duke shkaktuar shumë të qeshura.