Lajme
Mes Meksikës dhe SHBA/Zbulohet tuneli më i gjatë i kontrabandës së dr ogës, mjaft i sofistikuar
Forcat e Kontrollit Kufitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbuluar tunelin më të gjatë të kontrabandës së dr ogës që ekziston deri më sot, në kufi me Meksikën. Tuneli është i gjatë rreth 1 kilometër e 200 metra. Ai nis në një zonë industriale në Tijuana, në pjesën e Meksikës dhe përfundon në San Diego, Kaliforni.
Edhe pse ndërtimi i një tuneli të tillë është tërësisht i jashtëligjshëm dhe përbën problem mes dy vendeve, në këtë rast kemi të bëjmë me një vepër të mirëfilltë të inxhinierëve.
Tuneli është i lartë rreth një metër e 60 cm dhe ka gjërësi rreth 50 centimetra. Në të gjithë gjatësinë e tij ka një sistem të mirëfilltë ajrosjeje dhe kullimi të ujërave, një ashensor në hyrje dhe pjesë të vogla hekurudhore.
Policia amerikane nuk arriti të arrestonte asnjë person gjatë zbulimit të tunelit. Autoritetet kanë ngelur pa fjalë nga ky zbulim. Deri më tani nuk ka pasur asnjë koment zyrtar.
Nuk dihet se kush e krijoi rrugën e paligjshme për në SH.B.A., por zona në të cilën është ndërtuar, ka qenë historikisht një fortesë për kartelin e Sinaloas. Nëse ky emër ju tingëllon mjaft i njohur, ndoshta është për shkak të udhëheqjes nga i famshmi Joaquin, “El Chapo” Guzman. Ai u dënua me burgim të përjetshëm dhe po vuan dënimin në SHBA, prej muajit korrik.