Lajme
Mesazhi i fundit i LeBron Xhejms për Kobi Brajant do t’ju përlotë
Dy nga basketbollistët më të mirë të botës, komunikuan për herë të fundit mëngjesin e të dielës. Vetëm pak orë më vonë, njëri prej tyre u shua përgjithmonë. LeBron Xhejms me anë të një postimi emocionues në Instagram, tregoi se është zemërthyer dhe i shkatërruar për vdekjen e mikut të tij Brajant dhe vajzës së tij, Xhanës.
“Nuk jam gati. Jam ulur këtu duke u përpjekur të shkruaj diçka, por sa herë përpiqem, filloj qaj duke menduar për ty, mbesën Xhixhi dhe shoqërinë, lidhjen, vëllazërinë që ne kishim! Mëngjesin e të dielës të dëgjova zërin dhe nuk e mendoja se do të ishte biseda jonë e fundit. Dreqin! Jam zemërthyer dhe i shkatërruar vëlla! Të dua vëllai im i madh. Lutjet e mia shkojnë për Vanesën dhe fëmijën. Të premtoj që do ta vazhdoj lojën! Ti kishe shumë vlerë për ne, Laker Nation dhe është përgjegjësia ime të vazhdoj. Të lutem më ço forcë dhe më mbro! Dua të them më shumë, por nuk mundem sepse nuk po e kaloj dot dhimbjen! Derisa të takohemi sërish vëlla!”, shkruan LeBron Xhejms.