Lajme
Mesazhi i fuqishëm i këngës së Aurela Gaçes
Aurela Gaçe publikoi në YouTube “Veten dua gjallë,” një lloj himni për gratë që dh unohen nga dora e partnerit apo bashkëshortit. Teksti i Rozana Radit, shkruar nga perspektiva e një gruaje të dh un uar shpreh më së miri realitetin e një dinamike abuzive.
“I kam thënë më fal / Unë për fajet e tij
Çfarë kërkon më shumë ai / Të më shkelë, s’më shkel njeri”
Dhe:
“Më lën don, lën don e unë e fal / Por do shkoj se veten dua gjallë”
Dhe më me rëndësi:
Jetën s’ma ka dhënë ai / E t’ma marrë s’ma merr njeri.”
Videoklipi me protagonistë vetë Aurela Gaçen në rolin e gruas dhe Gert Ferrën në rolin e partnerit të dhu nshëm është i ndarë në dy pjesë. Në skenat bardhë e zi, ai e shtyn, e kërcënon, e bën të ndihet e pasigurtë. Në skenat me ngjyrë, Aurela shihet e çliruar përkrah grave të tjera që kanë vuajtur të njëjtin fat. Në dallim nga Aurela që shpëtoi, për partnerin e saj nuk ka një fund të lumtur. Ai është i vetmuar, i përlotur.
Përmes tekstit dhe videos frymëzuese, Aurela u dërgon një mesazh atyre që gjejnë veten: Duaje veten gjallë dhe largohu.