Lajme

Meta betohet para flamurit: Do e firmos dekretin për shpërndarje në Parlamentin puçist të kri mit!

Posted on

Meta paralajmëron ashpër: Nëse nuk ka reflektim, pas 15 marsit do firmos shpërndarjen e parlamentit brenda tij

Pasditen e sotme Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretin e shpërndarjes së parlamentit para popullit shqiptar.

Ai ka njoftuar se këtë dekret do e firmosë në mes të parlamentit të kr imit nëse mazhoranca nuk reflekton deri më 15 mars për ndryshimin e ligjit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Meta i bëri thirrje popullit se sa nga shqiptarët e pranishëm në protestë ishin dakord që ai të shpërndante parlamentin, duke konfirmuar vendimin me ngritje dore.

Ai deklaroi:

Nëse grushti i shtetit, organizata mafioze ndërkombëtare, nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë e jap fjalën, në emër të këtij flamuri, për të cilin janë vr arë mijëra e mijëra dëshmorë e heronj, se pas datës 15 mars, kur të përfundojë Reforma Zgjedhore, që është një kusht, populli kuqezi që votoi sot për vde kjen e grushtit të shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por në mes të Parlamentit, atje, në mes të kr imit. Unë i pari dhe gjithë populli kuqezi, jemi populli që vuajtëm më shumë se kushdo komunizmin, jemi një popull që jetën e japim, demokracinë jo. Shumë prej jush mund të kenë pasur ndonjëherë vërejtje për tonin tim, por duhet të dini që unë në publik për hir të disa interesave shtetërore, nuk kam treguar as 10% të kr imeve që kanë ndodhur kundër sovranitetit tuaj dhe reformës në drejtësi. Prandaj, ju siguroj se kjo pranverë kuqezi nuk ndalet më, deri në rivendosjen e plotë të sovranitetit tuaj. Tani do iu lutesha shumë, me qetësi dhe drejtësi, tani kam një lutje për të gjithë ju.”

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte