Lajme
Metoda “magjike”, si të pastroni lëvoren e vezës për 2 minuta
Të gjithë hasim vështirësi kur vjen puna për të hequr lëvozhgën nga një vezë e zierë. Hera-herës ajo ngec në vezë ose ikën bashkë me të.
Por në rrjet po qarkullon një video që tregon një mënyrë shumë të thjeshtë sesi të qërohet një vezë brenda 10 sekondash. Mjafton vetëm ta fusni vezën brenda një gote boshe, më pas ta mbushni atë pak me ujë dhe ta tundni me forcë.
Pasi të kryeni këtë, nxirrni vezën nga gota dhe do të shikoni sesa e kollajtë është të heqësh lëvozhgën. Kjo video i ka mahnitur të gjithë përdoruesit e rrjetit social “Twitter”, të cilët e quajnë metodën magji.