Rozë

Mezi po e prisnim të fillonte, Arbana jep lajmin e rëndësishëm për ‘Dua të të bëj të lumtur’

Posted on

Prej kohësh Arbana me postimet në rrjete sociale ka njoftuar se kanë nisur përgatitjet për programin “Dua të të bëj të lumtur”. Gjatë kësaj kohe moderatorja ka marrë mesazhe të shumta që e pyesin se kur do të nisë programi dhe sot ajo ka dhënë lajmin e rëndësishëm.

Arbana ka zbuluar se “Dua të të bëj të lumtur” do të nisë në 18 janar në ekranin e Top Channel. Me anë të disa postimeve në Instastory, moderatorja njofton se ky edicion do jetë më emocionues dhe befasues.

“Për ata që më pyesin çdo ditë, çdo orë e minutë, ‘Dua të të bëj të lumtur’ fillon me 18 janar. Dhe do të jetë akoma më emocionues, akoma më befasues, plot me yje e të qeshura me shpirt. Me njerëz të mrekullueshëm, të dashur, me histori të rralla, që përlotin, që frymëzojnë”, shkruan Arbana.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte