Lajme

‘Mezi po pres’, Kiara Tito rikthehet në ekran me emision të ri

Posted on

Kiara Tito do të rikthehet shumë shpejt në ekran, por jo me “Doktor Plastik”. Moderatorja ka bërë të ditur se do të vijë me një projekt të ri televiziv. Kështu Kiara ka konfirmuar thashethemet që prej kohësh qarkullonin të cilat tregonin se ajo do të ketë një emision të ri.

Në një postim në Instastory Kiara shkruan se mezi po pret të tregojë projektin e saj. “Projekt i ri televiziv së shpejti. Mezi po pres t’ju tregoj”, shkruan Kiara.

Kohët e fundit Kiara është parë në ambientet e Top Channel prandaj dyshohet se ajo do të rikthehet në televizionin nga ku u bë e famshme. Megjithatë na mbetet të presim për më shumë detaje.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte