Lajme
Mikesha të mira, Bebe Rexha i bën surprizën e veçantë Rita Orës
Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha, gëzojnë një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën. Dyshja janë mikesha por për shkak të angazhimeve të shumta, nuk mund të takohen shpesh.
Megjithatë, kjo nuk i pengon që të ruajnë kontakte apo dhe të surprizojnë njëra-tjetrën, siç ka bërë së fundmi Bebe. Këngëtarja i ka dhuruar Ritës një tufë të bukur me lule dhe një kartolinë ku i shkruar: “Me dashuri Bebe”.
Rita ka publikuar pamje të buqetës në Instastory dhe e ka falenderuar publikisht “Faleminderit Bebe, të dua”, shkruan ajo.