Lajme

Milionerët zviceranë po i tërheqin të gjitha paratë nga bankat, çfarë fshihet pas këtij potezi

Posted on

A e humbasin besimin e klientit “bankat më të sigurta në botë”? Pse gjithnjë e më shumë njerëz po i tërheqin paratë e tyre dhe po i vendosin ato në kasaforta private?

Përgjigja për këto pyetje nuk është e lehtë. Përkatësisht, bankierët privatë zviceranë ankohen se disa prej klientëve të tyre kanë tërhequr një pjesë të madhe të parave të tyre nga bankat për t’i mbajtur ato vetë, pavarësisht nga fakti që ky vend ka një reputacion si vendi më i sigurt dhe më i besueshëm në botë për të ruajtur paratë.

Kjo lëvizje e të pasurve erdhi pas pesë vjetësh normash negative të interesit, raportoi CNN, transmeton Reporteri.

Kjo për shkak të një politike që ishte paraparë për të parandaluar forcimin e mëtejshëm të frangut, e e cila kërkonte që bankat private të paguanin tarifat e Bankës Kombëtare Zvicerane për depozitimin e parave në kasafortat e tyre. Disa nga këto kosto u janë transferuar nga bankat disa prej klientëve të tyre më të fortë.

Normat negative të interesit, të cilat u shfaqën në 2015 në Zvicër, e bënë të vështirë për bankat atje të përfitojnë nga kreditë dhe hipotekat.

Dhe çfarë ndodh kur paratë tërhiqen?

Nëse klientët duan të tërheqin paratë e tyre nga banka, ata hasin në një logjistikë të ndërlikuar. Ata së pari duhet të gjejnë një vend për ti ruajtur dhe të bëjnë një plan financiar.

Disa klientë kanë marrë paratë e tyre për t’i vendosur në kasaforta private, sipas zyrtarëve në disa banka atje.

Ludwig Karl, një zëdhënës i Svis Gold Safe, i cili lëshon kasaforta në Zvicër dhe Lihtenshtajn, thotë se kërkesa për kasafortat e firmës së tij është rritur që nga 2015.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte