Lajme
‘Mirë me vjehrrën, mirë me burrin’, Dua surprizon mamin e Anwarit
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Anwar Hadid, janë kthyer në një prej çifteve më të komentuar të Showbizit. Marrëdhënia mes tyre ecën në hapa shumë seriozë dhe dyshja jep çdo ditë e më shumë prova për këtë.
Dua ruan një raport shumë të mirë me familjen e partnerit dhe është parë shpesh në shoqërinë e tyre, siç ka ndodhur dhe së fundmi. Ditën e djeshme, më 11 janar, nëna e Anwarit, Yolanda Hadid, ka festuar ditëlindjen dhe ka festuar në shoqërinë e familjarëve, mes të cilëve dhe Dua.
Këngëtarja ka publikuar në Instastory një foto me vjehrrën e ardhshme dhe shkruan: “Gëzuar ditëlindjen për këtë supergrua!”.