Lajme
Mjafton pasaporta, një shtet tjetër heq vizat me Shqipërinë
Një tjetër shtet evropian ka hequr vizat me Shqipërinë. Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e djeshme heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë. Tashmë mjafton vetëm pasaporta për të lëvizur drejt këtij shteti. Ky vendim do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve, të promovojë marrëdhëniet e biznesit, të zgjerojë kontaktet kulturore e sociale dhe të turizmit. Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.
Vendimi:
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
Vendosi
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.