Lajme
Mjekët nisin protestat në Francë/ Kërkojnë që qeveria të rrisë investimet për spitalet publike
Në Francë rreth 1.200 mjekë kanë dhënë dorëheqjen nga nga rolet mbikëqyrëse. Po ashtu e ditur bëhet se ata janë ngritur në protestë, pasi kërkojnë më shumë financime për spitalet publike nga ana e qeverisë.
Mjekët kanë lëshuar akuza drejt qeverisë. Ata shprehen se ka mungesa serioze nga qeveria franceze për financimin e spitaleve.
Raportohet edhe se në një letër të hapur drejtuar ministres së Shëndetësisë, Agnes Buzyn, mjekët kanë kritikuan buxhetin e parashikuar për spitalet publike në vitin 2020.
Sipas tyre ky buxhet është shumë i pakët dhe i pjesshëm. Disa prej tyre janë shprehur:
Përkeqësimi i kushteve të punës së profesionistëve është i tillë që vë në dyshim cilësinë e kujdesit dhe kërcënon sigurinë e pacientëve.’’
Japin dorëheqjen 1200 mjekë në Francë/ Kërkojnë që qeveria të rrisë investimet për spitalet publike on Vidnews.