CoVid-19
Mjeku kthehet në shtëpi, shpërthen në lot pasi ndalon djalin ta përqafojë
Pandemia e koronavirusit po alarmon gjithë botën dhe ndërsa të gjithë janë mbyllur në shtëpitë e tyre, mjekët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor janë në ballë të “luftës”.
Vështirësia më e madhe e stafit mjekësor është se ata shpesh duhet të mbajnë veten larg nga të dashurit e tyre.
Një video emocionuese e një mjeku nga Arabia Saudite, i cili shpërthen në lot, pasi ndaloi djalin e tij të vogël ta përqafonte, po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Sapo mjeku u fut në shtëpi, pasi u kthye nga spitali, djali i vogël vrapoi drejt tij me gëzim për ta përqafuar. Fëmija u ndalua menjëherë nga babai, i cili i kërkoi të largohej sepse ishte me kostumin e tij mjekësor dhe ishte kthyer në shtëpi pasi kishte trajtuar pacientët me koronavirus.
Pamjet u shpërndanë fillimisht në Tëitter dhe ka regjistruar deri më tani katër milionë shikime.
A Saudi doctor returns home from the hospital, tells his son to keep his distance, then breaks down from the strain. pic.twitter.com/0ER9rYktdT
— Mike (@Doranimated) March 26, 2020