Lajme
Moderatori shqiptar i propozon partneres për martesë në mes të emisionit (Video)
Puntata e mbrëmshme e programit “Këndo këngën time” në Vizion plus ishte shumë e veçantë. Moderatori i emisionit, Ardit Roshi i propozoi për martesë partneres së tij, Blerinës e cila është vajza e aktorit të njohur, Agim Bajkos.
Pas spektaklit, Arditi e ftoi në skenë Blerinën dhe i tha se do të përpiqet ta bëjë vajzën më të lumtur në botë. Moderatori u ul në gjunjë dhe nxori unazën duke e habitur Blerinën.
“Ju prezantoj me Blerina Bajkon e cila tashmë është e fejuara ime dhe nusja ime sic e kuptuat”, u shpreh Arditi dhe i vuri unazën partneres. Ndiqeni këtë moment të bukur në videon e mëposhtme.