Lajme
Momenti Emocionues Kur Motrat Takojnë Vëllain E Tyre Pas 72 Vjetëve
Babai i këtyre zonjave që ka vd ekur prej kohësh kishte lënë pas vete një djalë, i cili ka jetuar së bashku me motrën dhe familjen e tij në fshatin Xerxë të komunës së Rahovecit. Ai sot ka 82 vite dhe gjatë tërë kësaj kohe, përveç motrës së ndjerë e cila ka jetuar me të, nuk ka ditur që ka edhe motrat tjera të cilat kanë lindur dhe janë rritur në fshatin Guriç të Malishevës, jo aq larg nga vendlindja e tij fshati Xerxë.
Sipas rrëfimit të kryefamiljarit të familjes Mazreku, e gjithë kjo ngjarje kishte filluar me inicimin e shumë njerëzve kryesisht miq e dashamirë të familjes së tij, duke bërë që një histori e gjatë dhe enigmatike e familjes së tij të përfundojë me një takim shumë emocional dhe të veçantë të tri motrave dhe vëllait të tyre 82 vjeç. Ai, po ashtu, ka dërguar në redaksinë tonë edhe disa fotografi nga momenti i bashkimit familjar që në pamje e sipër tregon ngjarjen emocionuese të kësaj familjeje. /Malishevapress