Lajme

Mori kredi të rregullonte shtëpinë, tërmeti ia shka tërroi: Jemi vet i 5 në çadër, me fëmijën e vogël

Posted on

Nga tërmeti i 26 nëtorit u shuan 51 je të dhe me mijëra banorë kanë mbetur në rrugë të madhe, pasi banesat e tyre u shkatërruan.

E tillë është edhe historia e familjes Gjyli. Pjestarët e kësaj familjeje jetojnë në çadër, pasi tërmeti i dëmtoi banesën. Kryefamiljari tregon se ai kishte marrë një kredi për të rregulluar shtëpinë, para se tërmeti t’ia shkatërronte.

Por lëkundjet e forta të tërmetit të 26 nëntorit ishin fatale për shtëpinë e familjes Gjyli.

Fatmir Gjyli ka thënë:
Me tërmetin e datës 21 shtator më është dëmtuar shtëpia, mora kredi për të rregulluar shtëpinë dhe nga tërmeti i 26 nëntorit më është dëmtuar siç e shikoni dhe specialistët e kanë shpallur të pabanueshëm.’’
Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, kjo familje vazhdon të jetojë në çadër mes të ftohtit.

Ata e mbajnë frymën gjallë me bagëtitë që kanë. Më tej ai ka treguar:

Për momentin jemi vet i 5 në çadër, me fëmijën e vogël dhe nënën e sëmurë, por në çadër është ftohtë, është dimër. Neve na kanë ofruar bonus qiraje, por unë nuk lëviz dot nga shtëpia sepse jemi në fshat kemi pula, kemi lopë, kemi tokë dhe për këtë arsye nuk lëviz dot.’’

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte