Lajme

Moti në javën e fundit të shkurtit, priten reshje shiu e bore

Posted on

Java e fundit e muajit shkurt do të karakterizohet me mot relativisht të butë, me diell dhe vranësira të cilat nga pasditja e së mërkurës dhe ditën e enjte parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.

Të mërkurën, natën vonë dhe të enjten, përpos reshjeve parashihet të ketë edhe erëra të fuqishme të cilat si zakonisht më të theksuara do të jenë në veri të Dukagjinit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë celsius.

Këto temperatura negative do të krijojnë ngrica të dobëta në orët e para të ditës dhe kërkohet kujdes nga pjesëmarrësit në trafik, sidomos në viset kodrinore-malore, ku prezenca e diellit është më e kufizuar. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit e lehtë deri e fuqishme.

Situata biometeorologjike do të jetë rela tivisht e mirë, për shkak të prezencës së këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike gjatë kësaj periudhe pesëditëshe të parashikimit.

Në bazë të parashikimeve afatgjate, muaji mars premton reshje të bollshme atmosferike.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte