Lajme
Mozzik ia dedikon këngën e re Loredanës dhe e tha troç
Mozzik dhe Tayna publikuan sot bashkëpunimin e tyre të shumëpritur. Kënga mban titullin “Edhe ti” dhe u pëlqye shumë nga publiku. Mirëpo menjëherë kanë nisur edhe komentet e fansave të cilët shkruajnë se kjo këngë është diss ndaj Loredanës pasi Mozzik këndon: “Lakmitare, ke mendu që dashnia është veç pare”.
Dhe në fakt, fansat kanë të drejtë sepse Mozzik i ka thënë troç këto vargje në statusin që ia dedikoi Loredanës.
“Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lamijë. E ti shumë e mirë e di, njerëzit e tu e dinë, cilat janë arsyet që unë jam larguar nga ti, e asnjëra nuk ishte nga ato që kishe cekur në intervistë”, shkruante ndër të tjera Mozzik.