Lajme

Mozzikut nuk i del inati: Thumbon Loredanën me foto nga dushi

Posted on

Atëherë kur mendohej se Loredana dhe Mozzik kishin një marrëdhënie të mirë pas ndarjes, mes tyre ka plasur she rri. Dje Mozzik reagoi ashpër kur Loredana e ftuar në emisionin “NIN” u shpreh se ata nuk kanë patur arsye për t’u ndarë, por kanë qenë të dy shumë të st resuar.

Mozzik u shpreh se Loredana gënjen dhe se po përdor vajzën e tyre për t’u vik timizuar. Sipas tij fajin për ndarjen e ka Loredana.

“Ti je ‘nënë’ e një nëne nuk i ka hije të gënj ejë sepse është li gësi. Atë engjëllin e vogël mos e përdor për t’u vi ktimizuar. Tre vite gati isha për ty si në të mirë e në të keq. Dhe do të isha ende, po të mos e bëje bërllog ti”, shkruante Mozzik ndër të tjera.

Sot Loredana ia ktheu përgjigjen Mozzikut duke postuar një fjalim të Oprah Winfrey e cila fliste për njerëzit që nuk i gëzohen sukseseve të të tjerëve.

Pas këtij postimi Mozzik reagoi duke publikuar një foto nga dushi e duke thumbuar Loredanën. “E dashur nuk u përgjigja dot se po bëja një dush”, shkruan reperi duke treguar se nuk i intereson më ç’thotë ish-partnerja.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte