Lajme
“M’u mbush zemra me shpresë”, gruaja nga Tirana rrëfen gjestin emocionues që i riu bëri ndaj burrit në nevojë
Një qytetare nga Tirana ka ndarë një histori të veçantë me ndjekësit e JOQ Albania, e cila provon se në këtë botë ka ende njerëz zemëmirë, të cilët përkujdesen dhe ndihmojnë personat në nevojë.
Ajo shprehet se teksa ishte duke pritur bashkëshortin e saj poshtë pallatit tek Rruga e Kavajës në Tiranë, pa një mesoburrë me karrocë në dorë, i cili po kërkonte kanoçe në koshin e plehrave.
Më tej, vijon gruaja, një i ri e thërret burrin nevojtar dhe i jep disa të holla.
Gruaja shprehet se burri po dridhej dhe s’po u besonte syve për gjestin që bëri djali i ri ndaj tij dhe nisi të qante.
Më pas, ai s i kapi dorën djalit, duke i kërkuar që t’i tregonte emrin, që ta kujtonte gjithmonë në lutjet e tij.
Sipas dëshmitares, i riu me modesti i tha:
Unë nuk rri këtu, por jetoj në Amerikë.”
Ajo tregon se biseda mes tyre zgjati rreth 10 minuta. Gruaja shprehet se pasi u bë dëshmitare e këtij gjesti human, zemra e saj u mbush me shpresë.
Ajo ka dhe një lutje drejtuar Zotit, të cilit i kërkon që të bëjë të mundur ndërtimin e Shqipërisë me njerëz të mirë, sikur ai djali.
Mesazhi i plotë:
Mirembrema JOQ! Teksa po prisja tim shoq poshte pallatit, prane koshave te plerave mu dhimbs nje mesoburre i cili pas shume perpjekjesh duke kerkuar per kanoçe u merzit dhe mori ne dore karrocen e tij per tu larguar. E ne kete moment nje djale i ri e therret e i drejtohet me dosa te holla (nuk e di sa), e te shihje se si u drodh burri i gjore duke mos i besuar syve te tij per xhestin qe djali beri…. e te qarat e tij te gjori nuk u ndalen dhe ia kapi doren djalit duke i thene…te lutem me thuaj kush je dhe nga je…se dua te te mbaj mend sa here te te kujtoj ne lutjet e mia….e djali bujar me modesti i thote – une nuk rri ketu por jetoj ne Amerike….!
Vazhdoi biseda rreth 10min me ata te dy e zemra mu mbush me shprese… Zot ndihmona ta ndertojme kete vend me keta njerez te mire!!! Flm”.